Këngëtari i njohur Stine dhe partnerja e tij, Graciela u përfolën për një ndarje.

Por Stine i ka hedhur poshtë thashethemet, duke thënë se janë bashkë dhe të lumtur.

“Tani po e dëgjoj që jemi ndarë! Bashkë jemi dhe të lumtur,”- u shpreh këngëtari, i ftuar në “Glamour Zone” në RTV Ora.

Pyetjes nëse kanë plan për të bërë një fëmijë të dytë, ai iu përgjigj: “Rrugës jemi. Për mua nuk ka problem nëse është djalë apo vajzë!”

Çifti i njohur janë prindër të një vajze, Estias, dhe marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje.

Ata i dhanë fund lidhjes në prag të Vitit të Ri 2018 dhe u ribashkuan rreth një vit më vonë.

Duket se dashuria e tyre “triumfoi” mbi mosmarrëveshjet, ndaj Stine dhe Graciela tani planifikojnë zgjerimin e familjes.

Në një intervistë në shkurt të këtij viti, këngëtari u shpreh dëshiron të ketë një familje të madhe dhe se është shumë i lidhur me Estian.

“Unë jam për një familje të madhe. Kam një vajzë që quhet Estia dhe e dua shumë sepse tani kemi relata shumë të mira, edhe pse në fillim ishte më shumë te mami.

Unë nuk ia prish, edhe gjithmonë kur i bërtet ndonjëherë mami, vjen direkt tek unë, edhe ajo që më thotë: Lëre mos ma mëso kështu gocën…!.

Gjithmonë jam për familje të madhe sepse jam rritur në familje të madhe. Ne vetë kemi qenë, domethënë jemi katër kalamaj, prapë kur shkonim në fshat te gjyshja të gjithë, teze, daja, xhaja, kishin nga 3-4 kalamaj 5-6 dhe kur bëheshim bashkë, bëheshim nja 60 kalamaj…

Tani janë gjërat e Zotit, por avash-avash kam qejf ta zgjerojmë familjen,”- tha ai i ftuar në “Live From Tirana”.

/Panoramaplus.al/

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here