Mes personave të kapur një ditë më parë në Elbasan për falsifikim kartëmonedhash ishte edhe ish-prefekti, Rezart Kovaçi.

Rezart Kovaçi ka qenë edhe kryetari i Patisë Demokristiane të Nard Ndokës.

Shtatë persona u ndaluan nën akuzën e falsifikimit të lekëve.

Dy nga të ndaluarit e tjerë janë nga Librazhdi, Bardhi Meçe 56 vjeç me bashkëshorten e tij I. Hysa 32 vjeçe.

Në kudër të operacionit të koduar “Kartëmonedha”, një ditë më parë policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 aparate celular.

“Personat  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj”.

“Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete”, thotë policia.

.







Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here