Polumbarët dhe grupet e shpëtimit janë në terren në kërkim të trupit të 45-vjeçarit B.H., i cili është denoncuar nga familja si i mbytur në Liqenin e Farkës. Polumbarët janë në terren dhe bashkë me ta në afërsi të liqenit ndodhen edhe familjarët e tij.

“Tiranë/Informacion paraprak / Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç. Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhej në njoftimin e djeshëm të Policisë, ndërsa sot ende nuk ka asnjë lajm për trupin e tij.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here