Detaje/ Babë e bir i zuri korrenti, si ndodhi ngjarja tragjike në Berat?

0
196

This post has already been read 192 times!

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Lapardha të Beratit, ku babë e bir ranë në kontakt me korentin, ndërsa djali 16-vjeçar humbi jetën. Ata janë Lefter Xhardo, 43 vjeç dhe djali i tij Mikel Xhardo,16 vjeç. Ata po korrnin misrin në fushë me autokombanjë, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë 6 mijë KW. Pas kontaktit me rrymën elektrike, 16-vjeçari ka ndërruar jetë kurse i ati i tij Lefter Xhardo ka marrë dëmtime të mëdha.

Fillimisht ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në Tiranë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qendër të fshatit Lapardha rreth orës 16:00 të pasdites së sotme.

Berat/ Informacion praprak

Sot rreth orës 16;00 në fshatin Lapardha, Berat duke punuar me agregate bujqesor, kanë rënë në tension elektrikë dhe janë dëmtuar shtetasit L.Xh., 43 vjeç dhe M.Xh.,16 vjeç ( babë e birë). Shtetasit u transportuan për në spitalin Rajonal Berat, por me gjithë ndihmën e dhënë shtetasi M.Xh ndërroi jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here