“Duam që fëmijët të kthehen në shkolla, që ata të mësojnë, por edhe të jenë të sigurt”. Këto janë fjalët e Lee Beers, presidenti i Akademisë Amerikane të Pediatërve. Por për mënyrën më të mirë për ta bërë atë, në SHBA thellohen përçarjet.

Në disa raste, mbajtja e maskës është një zgjedhje lokale apo e vetë shkollave. Në disa të tjera, e shtetit. Të paktën 9 shtete vendosën ligje për ndalimin e maskave në shkolla.

 “Është koha t’ua lëmë prindërve ta marrin atë vendim”, thotë guvernatori Karolinës së Jugut, Henry Mc Master.

Shtetet e tjera kërkojnë mbajtjen e maskës, gjë e cila bie në linjë me rekomandimin e fundit të Akademisë Amerikane të Pediatërve, që thotë se të gjithë persona mbi 2 vjeç dhe stafi shkollor duhet të mbajnë maska.

 “Kjo është mënyra për t’i mbajtur të sigurt dhe mbrojtur të gjithë në komunitetin tonë, veçanërisht tani që fëmijët poshtë moshës 12 vjeç nuk kanë qasje në vaksinat e sigurta dhe efikase”, vijon Beers.

 “Mendoj se është e drejtë të jesh skeptik, çfarë më shqetëson është kur njerëzit janë cinikë. Nuk i besojnë të dhënave që u shfaqen”, thotë Paul Offit i FDA-së, komitetit për këshillimin e vaksinave.

Vetëm 57 për qind e amerikanëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht, por rastet me COVID-19 po rriten në të gjitha shtetet. Një pjesë e madhe e të infektuarve janë fëmijë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here