Fëmijët panë gjithë skenën, babai i tyre sapo doli nga makina, autori ishte kamufluar si ‘polic’, detaje të rënda –

Pamje të rënda kanë dalë nga momenti kur qëllohet me armë zjarri Edison Begaj në Vlorë. Ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të tij të cilët ndodheshin brenda në makinë, para derës së shtëpisë.

Begaj ka ndalur makinën dhe më pas del prej aty dhe diçka bisedon në celular, ndërsa dy fëmijët e tij janë ende në mjet.

Në momentin që ai i drejtohet sërish makinës autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që fëmijët të tronditur bëjnë disa lëvizje brenda mjetit. Autori shihet i veshur me rroba policie dhe me kapele në kokë, gjë e cila tërheq dhe vëmendjen e Begajt.

Menjëherë pas plagosjes autori shihet duke vrapuar në anën tjetër të banesës, ndërkohë që fëmijët e Begajt, të trembur shihen duke hapur derëën e makinës.

https://youtu.be/mXwk1HxDB5s

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *