“Fëmijët po luanin,kishin marrë sfungjerë dhe po iu vinin flakën”. Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak minuta më parë


Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Vlorë ku një automjet u shkrumbua nga flakët. Por sipas burimeve, automjeti është djegur aksidentalisht nga dy fëmijë, të moshës 9 vjeç, të cilët po luanin duke ndezur sfungjerë.

Ndërkohë Policia nuk jep detaje mbi shkakun e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”,  në pronësi të shtetasit E. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

 


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *