Qyteti i Vlorës është mbuluar kete te diel nga debora, fenomen ky i cili ndodh nje here ne 100 vjet ne kete qytet.
Sasia më e madhe e reshjeve të borës ka rënë në zonën e Llogorasë, ndërkohë që është krijuar trafik në qarkullimin e mjeteve, për shkak se rruga është e bllokuar. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për hapjen e rrugës, nga firma që paguhet për mirëmbajtjen e saj.
Ndërkohë në qytet sasi e reshjete të borës që ka rënë është më e vogël, por kjo nuk i ka penguar qytetarët që të dalin dhe të shijojnë fenomenin që ndodh rrallë në qytetin bregdetar.