5 vite më parë, trajtimi te psikologu i mosmarrëveshjeve në çift pothuajse nuk ekzistonte. Tashmë çiftet problematike kanë filluar të shohin drejt psikologëve, si mundësia e fundit për të shmangur ndarjen. Valbona Treska na tregon se përditë trajton raste të tilla.

Mosmarrëveshjet kryesore shkaktohen për shkak të problemeve financiare, bixhozit dhe mospërputhje të karakterit. Kryesisht janë femrat ato të cilat e marrin iniciativën.

Terapitë kanë pasur sukses kur problematika është kapur në kohë. Grupmosha që kërkon më shumë ndihmën e psikologut është nga 30 deri në 50 vjeç.

Shërbimi i psikologut nuk është i përhapur në rrethe, kjo dhe për shkak mentalitetit. Treska thotë se krahas, Tiranës, ka pasur më së shumti seanca me çifte që jetojnë në Vlora apo Tepelena.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here