Një person, i apasionuar pas historisë ishte duke ecur në pyll, kur vuri re se guri që shënonte kufirin midis dy vendeve ishte zhvendosur 2.29m.

Fermeri belg, me sa duket i mërzitur nga guri në rrugën e traktorit të tij, e kishte zhvendosur atë brenda territorit francez.

Megjithatë vend që të shkaktojë trazira ndërkombëtare, incidenti është pritur me buzëqeshje në të dy anët e kufirit, raporton BBC.

“Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, nuk është një ide e mirë“, i tha David Lavaux, kryetar i fshatit belg, Erquelinnes, për kanalin televiziv Francez TF1.

Kjo lloj lëvizje shkaktoi një dhimbje koke midis pronarëve privatë të tokave, theksoi ai, e “lëre më shtetet fqinje”.

Kufiri midis Francës dhe Belgjikës shtrihet në 620 km. Ai u nënshkrua në vitin 1820, pas disfatës së Napoleonit në Waterloo pesë vjet më parë.

Guri daton që nga viti 1819, kur kufiri u shënua për herë të parë.

Autoritetet lokale belge do të kontaktojnë fermerin për t’i kërkuar atij ta kthejë gurin në vendin origjinal. Nëse kjo nuk ndodh, çështja mund të përfundojë në Ministrinë e Jashtme belge, e cila do të duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg.

Lavaux vuri në dukje se fermeri gjithashtu mund të përballet me akuza penale nëse nuk arrin të respektojë.

“Unë isha i lumtur, qyteti im ishte më i madh“, shtoi me të qeshur kryetari i bashkisë belge. “Por kryetari i bashkisë së Bousignies-sur-Roc nuk ishte dakord”.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here