Plas arma ne mes te festes familjare, tmerrohet fshati, vjen policia

Të shtëna me armë zjarri pati së fundi në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit. Policia në këtë rajon është informuar se janë dëgjuar krisma nga arma e zjarrit.

Me të pranuar informatën, zyrtarët policorë kanë reaguar dhe është kuptuar se të shtënat vinin nga një aheng familjar.

“Ekipet policore të patrullës u asistuan edhe nga njësitë e forenzikës dhe fillimisht gjeten 4 gëzhoja të shkrepura nga një armë zjarri.Si dëshmi materiale të njëjtat u sekuestruan dhe u informua Prokurori kujdestar, ku sipas urdhrit, policia kreu kontrolle tek dasmorët dhe në automjetet e tyre. Me ketë rast, fillimisht policia identifikoj si të dyshimtë B.M i lindur në vitin 1982, i cili u ndalua në afat prej 48 orë në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu u theksua se gjatë intervistën në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari pranoi se i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri të tipit pistoletë ‘Arex’, modeli ReXzero 1 CP.

“Në lidhje më këtë rast pistoleta e përdorur u sekuestrua. Rasti është duke u hetuar.Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura, andaj përgëzon qytetarët që raportojnë rastet e tilla”.





Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *