Festë e madhe në Milano, Inter shpallet fitues i Serie A




Inter është shpallur sot matematikisht kampion në Seria A katër javë para fundit të kampionatit.

Konfirmimi erdhi pas barazimit 1-1 të Atalanta-s kundër Sassuolo-s, ndërsa zikaltërit për llogari të javës së 34 të kampionatit mposhtën të shtunën 0-2 Crotone-n.

Ky titull për Interin e drejtuar nga Conte vjen pas 11 vitesh, hera e fundit në 2010 kur zikaltërit ishin nën menazhimin e Jose Mourinho-s.

Në historinë e klubit zikaltër ky është trofeu i 19 në Seria A, vetëm Juventus ka më shumë se ata, 36.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Interi pasi u shpallën kampion. Në rrjetet sociale zikaltërit kanë shkruar: “Jemi ne, jemi ne kampionët e Italisë.”

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *