Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Opinion”, ku po diskuton për rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga aty, Rama ka zbuluar se Tv Klan ka zhvilluar dy sondazhe të brendshme nga komapnia amerikane Trafalgar, e cila ka parashikuar me saktësi edhe fitoren e Donald Trump. Këto rezultate  nuk u publikuan asnjëherë.

Kryeministri i ka kërkuar gazetarit Blendi Fevziu që të nxjerrë sondazhet, duke e akuzuar se janë penguar nga kreu i opozitës Lulzim Basha. Po ashtu, Rama i bëri thirrje edhe pronarit të këtij televizioni Aleksandër Frangaj, duke i kërkuar që të nxjerrë menjëherë sondazhet.

Por CNA.al ka zbuluar rezultatet e këtij sondazhi të cilat qëndrojnë në “kasafortën” e TV Klan.

Kompania amerikane ka nxjerrë PS me 49.1%, PD me 40.4%, LSI 6.2% dhe partitë e tjera me 4.2%.

Ky është një rezultat që është shumë i përafërt me rezultatin real të zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Rama vë me shpatulla pas muri Fevziun: Mua ma tha Aleksandër Frangaj, nxire, thuaji, ai s’po fle, ore nxire

Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij të parë pas fitores së mandatit të tretë, ndodhet këtë mbrëmje në studion e Opinion. Ndërkohë Blendi Fevziu i ka drejtuar të paktën dy herë pyetjen se a janë paguar këto vota që ka marrë PS apo jo.

Rama e ka mohuar teksa ka thënë se fitoren e PS e kanë pasqyruar edhe disa sondazhe, jo exitpolle, por sondazhe.

Rama i ka thënë se Fevziut se një sondazh të tillë e ka bërë edhe TV Klan por nuk është transmetuar, duke thënë me batutë se ndoshta nuk i ka lënë Lulzim Basha ta publikojnë.

Fezviu nuk e ka pranuar që është bërë sondazh, ndërkohë që Rama i tha se këtë ia ka pohuar pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, teksa më pas i ka kërkuar që ta publikojë këtë sondazh ku del që zgjedhjet i fiton PS, sipas opinion të publikut.

“E ka Sandri në kasafortë”, i përgjigjet me humor Fevziu.

“Thuaj Sandrit, kërkoja, se ai nuk po fle. Nxire mo këtu tani sondazhi, pse nuk e nxjerr”, i përgjigjet Rama. /Shkodra News


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here