Fier/ Pas 5 orë negociatash, dor.ëzohet 31-vjeçari Elton Meta! Kër.cënoi se do vr.iste veten me automatik në oborrin e shtëpisë së vjehrrit

0
308

This post has already been read 16 times!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak pas mesnate në Zhupan të Fierit, ku Elton Meta 31 vjeç tentoi të vetëvritej me kallash në shtëpinë e vjehrrit të tij. Nuk dihet ende arsyeja pse ai donte të ndërmerrte këtë veprim fatal për jetën, por dyshimet e para treguan se ishte për motive xhelozie pas një sherri me bashkëshorten. Mësohet se bashkëshortja ka tentuar të divorcohet prej tij dhe ky ka qenë një shtysë që Meta të marrë një vendim ekstrem deri në vetëflijim.

Bashkoshortja dhe e bija u kyçën në dhomë teksa policët me megafon i bënin thirrje të dorëzohej. Pas 5 orësh negociata, 31-vjeçari nën efektin e alkoolit vendosi të vetëdorëzohej dhe të lëshonte armën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here