Punimet për riparimin e autostradën Tiranë-Durrës kanë nisur paraditen e sotme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Vorë është bërë devijimi i trafikut, pa probleme në qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e automjeteve do të duhet të devijohen në degëzimi për në Rinas dhe më pas të hyjnë në rrugën dytësore.

Punimet pritet të zgjasin deri në 21 prill dhe do të jenë të ndara në dy faza. Faza e parë parashikon riparimin e segmentit nga Qafa e Kasharit, pra nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Durrësit, tek Ura e Dajlanit. Ndërsa faza e dytë, do të jetë riparimi i kahut tjetër të rrugës, pra nga Ura e Dajlanit deri në Qafë Kashar.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here