idhje mes dy vajzash, por sipas saj 13-vjecarja iku pasi u revoltua që prindërit po pajtoheshin.

“Isha grindur me bashkëshortin dhe i thashë sime bije që me gjasë do divorcoheshim. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë konflikt. Kur i ati erdhi në shtëpi parmbrëmë, i kapi telefonin ku i gjeti biseda intime me D. (që në të vërtetë është një vajzë) dhe pas kësaj e urdhëroi dhe i ndaloi përdorimin e telefonit si dhe komunikimin e mëtejshëm me këtë person.”, – tha nëna e së resë.





Gruaja shton në polici se fëmija të nesërmen në mëngjes e ka kërcënuar të atin, duke i thënë “Nëse i flet ashpër D. atëherë unë do hidhem nga ballkoni”. Policia shkruan në denoncim e dy prindërve se gruaja nuk ka dijeni që D. është vajzë. “Ime bijë më ka thënë shpesh se ka dëshirë të jetojë me D. dhe L. nuk më ka treguar në asnjë moment që D. është vajzë”. Pasi vajza është gjetur janë marrë në pyetje prindërit e vajzës tjetër.





“Kam dijeni që L. është 18 vjeçe dhe jo 13 vjeçe. Mbrëmë L. e mori vajzën time sepse e ka shoqe dhe iu lut më shpëto sepse më kërcënoi babai. Më tej telefonuam bashkëshortin tim, që na këshilloi të mos bënim asnjë veprim por të njoftonim policinë. Por, ndërkohë vajza kishte dalë nga banesa e saj dhe i thashë vajzës time që të qëndronin bashkë derisa t’i gjente policia”, thotë 32-vjecarja nënë e vajzës tjetër.





Dy vajzat sipas policisë janë shoqe prej disa muajsh dhe janë njohur gjatë frekuentimit të një sporti.

Rrëfimi i 13-vjeçares

Pasi policia i ka gjetur dy minorenet i ka marrë në pyetje në prani të prindërve dhe në prani të psikologëve. 13-vjecarja këmbëngul se ka shoqëri të ngushtë dhe emocionale me shoqen e saj. “Po shkruaja me një shok dhe babai ma rrëmbeu telefonin dhe kërkoi të shikojë me kë po flas, aty gjeti bisedat me shoqen time. Aty më kërcënoi dhe më kërkoi të mos flisja më me të”, tha 13-vjeçarja.

Ndër të tjera, sipas gazetës “Si” fëmija ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga policia pasi sipas saj ndihet e frikësuar nga i ati.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here