Është zbardhur një mesazh i fortë i dhënë nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kundrejt anëtarëve të grupit të kësaj partie.

Në mesazhin e publikuar në media thuhet se: “Mirëmëngjes! I gjithë grupi duhet të jetë në gatishmëri të plotë! Me të marrë njoftimin e mbërritjes se imazheve filmike do filloni urgjentisht nga puna!

Evidentimi i çdo parregullsie është betejë për jetë a vdekje! Çmontimi dhe demaskimi i këtyre zgjedhjeve mafioze është detyra më e rëndësishme se gjithçka tjetër!  Asnjë nga ju nuk do të mungojë në këtë proces përfshirë anëtarët e grupit që kanë qenë kandidatë për deputetë”, ka shkruar Vasili në mesazhin e dërguar që para dy ditësh, kur ende ishte në proces numërimi.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here