Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili e cilësoi kreun e PD, Lulzim Basha si “shalqi me prove”.

Bie qeveria e majtë, Rama dhe Basha bllokojnë koalicionet

Salianji e ka etiketuar Ramën si kungull, që sipas tij mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende.

“Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli. Faktet janë këto: Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit.

Këto jane faktet! Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar. Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit. Shqiptarët duan ndryshim!”, shkruan Salianji.

Rama e quajit Bashën “shalqi me provë”/ Vjen reagimi nga PD: Kungull!

/RDA News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here