Fjoralba Ponari tregon problemet me shëndetin mendor: Në periudha të ndryshme të jetës…

Fjoralba Ponari ka zbuluar se në periudha të ndryshme ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, moderatorja tregoi se personat e afërt e kanë mbështetur gjatë periudhave të vështira në jetën e saj.

“Ke vuajtur ndonjëherë nga ankthi, depresioni apo nga çdo formë tjetër e problemeve me shëndetin mendor?”, ishte pyetja që iu drejtua këngëtares.

“Po, nga të gjitha edhe pse në periudha të ndryshme të jetës! Është me shumë rëndësi të kesh mbështetjen si bashkudhëtare, të njerëzve të tu më të rëndësishëm në luftën me secilën prej atyre që ke përmendur.

Nëse nuk ke besim tek njerëzit që ke afër, kërko ndihmë të një profesionisti, më beso, është shumë e rëndësishme të ndash atë që po kalon me dikë tjetër, çfarëdo qoftë ajo që po ndjen”, u përgjigj aktorja.

Kur një ndjekëse tjetër e pyeti nëse bëhet ndonjëherë me nerva, Fjoralba tha: “Po, bëhem dhe transformohem si njeri madje!”.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *