Kishte 13 vite që nuk takonte prindërit…Kush eshte studentja,flet daja i studentes që u gjet e pajetë në Tiranë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak ditësh në Tiranë ku humbi jetën një 23-vjeçare e cila ishte me orgjinë nga Delvina.



Vajza u gjet nga pronarja e shtëpisë ku qëndronte me qira pasi studionte në Tiranë.



Në fillim u tha se Evgjeni Baxho kishte humbur jetën pas një infeksioni në dhëmballë, por ky version u hodh poshtë nga një dokument i Policisë Gjyqësore. Në dokument thuhej se e reja kishte disa shkrime misterioze në bark, qafë dhe shpinë. Por në lidhje me këto lajme ka reaguar edhe daja i viktimës i cili tha se ajo nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami. Më tej ai tha se nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj, për to ishte informuar nga mediat.



Me Evgjenin flisja shpesh në telefon nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Sipas tij nuk ishte besimtare, nuk ka shkuar kurrë në kishe apo xhami. Për shkrimet në trupin e mbesës kam dëgjuar nga mediat.



Baxho ishte rritur në Delvinë jetonte me gjyshërit. Prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh. Pak ditë më parë se të ndërronte jetë, ishte prekur me Covid-19.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *