Flet me ne fund Arbana Osmani, ja kush do e prezantoje Big Brother kete vit

Një javë më parë u raportua se “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, këtë herë jo në versionin klasik por me personazhe publike. Ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet te publiku është se kush do e moderojë këtë format.Si fillim, burime për “Kryefjala.com” bën të ditur se prezantimi i “Big Brother VIP” i është ofruar Arbana Osmanit por ende nuk dihej nëse ajo e kishte pranuar ftesën.



Ndërkohë, pak ditë më parë “Gazeta Panorama” njoftoi se ky format i është besuar në fakt Luana Vjollcës pas suksesit të saj emisionin e “Shiko Kush LUAN”.



Teksa të gjithë janë konfuzë dhe kuriozë të mësojnë se cila prej dy moderatoreve do e prezantojë “Big Brother VIP”, Arbana Osmani ka thyer më në fund heshtjen.



Ajo ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram dhe njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të jetë ajo prezantuesja e reality shoë dhe i lutet të tregojë të vërtetën.



“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti,” është përgjigjur Arbana.

A ishte kjo një shenjë konfirmimi nga ana e moderatores së “Dua të të bëj të lumtur”? Kjo mbetet për t’u parë!

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *