Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka parashtruar në Kolegjin Zgjedhor argumentet e tij pwr fletën e votimit.

Kaso tha se padia e tyre ka të bëjë me identifikimin e emrave të kandidatëve. Ata kërkojnë që fleta e votimit të jetë me emra.

Po ashtu, problem ka paraqitur edhe logoja e partisë Bindje Demokratike, për të cilën tha se është e ngjashme me atë të Partisë Demokratike. Sipas tij, kjo logo e vendosur në shkallë të zvogëluar në fletën e votimit mund të ngatërrohet lehtësisht.

“Formati me emra i orientuar vertikalisht përmbush më mirë parimin e qartësisë, sondazhi i KQZ nxori fitues pikërisht këtë model, me kriteret e tjera të fletës jemi dakord. Duke konsideruar që ligji flet për kandidatë, pra nënkupton referimin e kandidatit me emër dhe mbiemër. Së dyti, logoja e Bindjes Demokratike. Ishte akti i Kryekomisionerit që na njohu vetëm me datë 31 mars me logon e Bindjes Demokratike që ishte shumë e ngjashme me atë që mban PD prej 30 vitesh, po atë ditë i dërguam një kërkesë që sipas ligjit, KQZ ta zgjidhte këtë çështje. I kërkuam BD ta ndryshonte”, tha Kaso.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here