Fluks në Morinë, dyndje nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks te lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Janë familjare, grupe miqsh drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar këtë fundjavë.

Për disa prej qytetareve është edhe periudhë pushimesh ne det. Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.

Vetëm sot përllogariten të kenë hyre më shume se 6300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *