Në Mirditë janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, duke arrestuar pesë persona dhe proceduar penalisht 5 të tjerë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dy persona pasi janë kapur duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.

Ata janë Astrit Lepuri dhe Elidon Voffi.

Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Nikoll Kola, me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Shkurt Marku me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: Nikolin Krepi, 32 vjeç, Arjon Marku , 31 vjeç dhe Gjon Krepi, 38 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.

Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit: Pashk Lleshi ,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gjovalin Laska,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, Bardhok Ndreca,me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here