Bella Hadid mesa duket ka gjetur përsëri dashurinë. Supermodelja publikoi “vjedhurazi” një foto duke u puthur me të dashurin e saj. Ndonëse ajo ishte munduar mos t’ia zbulonte portretin, mediat e huaja raportojnë se fatlumi është Marc Kalman. Hadid, e cila ndodhet në Parisë sepse merr sot pjesë në Festivalin e Filmit të Kanës dhe Javën e Modës në Paris, shkroi në mbishkrimin e postimin se po kalon kohën më të bukur të jetës dhe aludoi në romancën e saj. “Koha(më e mirë) e jetës sime. E shëndetshëm, duke punuar dhe e dashuruar”. I dashuri i saj është drejtor arti dhe ka punuar me Travis Scott për albumin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Është e paqartë se sa kohë kanë ata të lidhur, por Hadid u pa për drekë me Kalman në New York në fillim të qershorit. Romanca e re e 24-vjeçares vjen pas romancës së saj të shumëpërfolur, me The Weeknd, e cila përfundoi në 2019. Hadid dhe këngëtari u takuan në Coachella në 2015 por u ndanë në vjeshtën e 2016. Ish-çifti u ribashkuan në vjeshtën e 2016 pas romancës së tij 10-mujore me Selena Gomez, por u ndanë sërish.

Ndërkohë, Page Six raportoi se The Weeknd u pa për darkë me Angelina Jolie javën e kaluar. Nuk dihet nëse darka ishte romantike, miqësore apo darkë biznesi.

/News31

.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here