FOTO-EMËR/ “Është me universitet, por…”, i riu shqiptar kapet me drogë në Angli, avokatja tenton ta shpëtojë por.. –

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vjet burg, pasi u kap në Britaninë e Madhe me kokainë dhe para cash.

Shtetasi shqiptar Lirim Hoxha, të mërkurën u ndalua pranë shtëpisë ku banonte, në Ispuiç, ndërsa iu gjetën edhe qese me kokainë brenda, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Po ashtu, edhe në një banesë tjetër që ai kishte marrë me qira, Hoxhës iu gjet kokainë, që nëse shitej në treg, do të arrinte vlerën prej 20 mijë deri 30 mijë paund.

 

 

Po ashtu, u zbulua edhe një fletore, ku ishin shënuar orare dhe adresa. Në seancën gjyqësore, prokurori Hugh Vass tha se 28-vjeçari nuk ka vepruar vetëm, por ai është pjesë e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës.

Avokatja e shqiptarit tha në gjyq se shqiptari është me shkollë të lartë, por se kishte punuar në Britani më herët edhe lavazhier, për shkak se nëna e tij kishte marrë borxhe, që djali të mbërrijë në Angli.

Shqiptari me turp pranoi përpara gjykatësve se kishte pranuar të shesë lëndë narkotike, për shkak të vështirësive ekonomike dhe borxheve që ishte zhytur.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *