FOTO/ Këngëtarja e njohur shqiptare e lidhur me biznesmenin me dy fëmijë, asnjëherë s’ka folur për të – Korrieri.net


Para pak javësh këngëtarja e njohur Leonora Jakupi deklaroi në një intervistë për mediat e Kosovës se është e gatshme për t’u bërë nënë. Këngëtarja e konfirmoi lidhjen e dashurisë kohë më parë, por nuk kishte folur kurrë më shumë për këtë pjesë.

Pyetjes se si është njohur me të dashurin e saj, ajo iu përgjigj se nuk duhet shumë për të impresionuar një femër. “Nuk duhet shumë për të impresionuar një femër. Ai sigurisht që ka ditur të flasë. Më pëlqen komunikimi”, u shpreh Leonora. Ndër të tjera, Leonora shtoi se ajo nuk e shijoi dot rininë e saj, sepse i kishte rënë barra e familjes së saj, pasi i vranë babanë. Ajo tregoi se nuk del në klube të natës dhe lokale dhe se lidhja nuk është një gjë që ndikon në këtë fakt, pasi kjo është zgjedhja e saj. Ndërkohë që deklaratës se së shpejti e sheh veten si nënë me 5 ose 6 fëmijë, nisën ngacmimet se kush është i dashuri i saj sekret prej 9 vitesh.

I dashuri i Leonorës etiketohet si ”babai i tenderave”, me të cilin këngëtarja e njohur ka një lidhje të fshehtë për gati 1 dekadë. Detajet e kësaj lidhjeje ajo i nxori në një emision televiziv të organizuar për festat e fundvitit. Leonora tregoi se dashuria e jetës së saj ka inicialin N. dhe se janë bashkë përreth 9 vite, mirëpo me dëshirën e të dashurit të saj kjo nuk është zbuluar. I dashuri pasanik i Leonora Jakupit, baba i dy fëmijëve. E mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznismeni i njohur si ‘baba i tenderave’, Nexhat Krasniqi.

Ai është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali nga një martesë e mëparshme, fakt i dëshmuar nga fotot që ai mban në rrjetet sociale. E krahas fëmijëve, ai mban te faqet e pëlqyera në “Facebook” edhe Leonorën. Me këtë rast, Leonora ka vendosur të bëjë rrëfimin e rrallë në media për jetën private, vetëm tani që është e sigurt se kjo histori do të përfundojë me martesë. “Nuk e di, ndoshta nuk bëj dasmë fare”, ka thënë ajo, duke shtuar që nuk e di se kur do të bëhet martesa. “Ndoshta ndodh këtë vit, ndoshta vitin tjetër, nuk e di”, ka thënë këngëtarja. “Sa ka thanë Zoti, nëse janë edhe 5-6 s’ka problem, aq sa ka thanë Zoti, aq sa thotë ai”, ka shtuar më tej Leonora, duke treguar që fëmijët i do shumë. I dashuri i Leonorës, Nexhat Krasniqi, i cili jeton në Prishtinë, ka qenë zyrtar i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë. Ai madje ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *