(FOTO) Ledri Vula “përjetëson” kujtimin e gjyshit të ndjerë në mënyrën më të bukur

Ledri Vula ka zgjedhur të përjetësojë kujtimin e gjyshit të ndjerë në formën më të bukur. Reperi ka zbuluar sot në rrjetet sociale se i ka dedikuar atij një tatuazh shumë domethënës. Ai ka publikuar një foto në Instastory duke treguar se tatuazhin e ka bërë në krah dhe ka zgjedhur të gdhend një gur shahu me portretin e të ndjerit brenda tij. Duket se shahu ka qenë loja e preferuar e Ledrit dhe gjyshit të tij, e këtë e kemi parë edhe në foto të ndryshme në rrjetet sociale.

 

Gjyshi i Ledrit u nda nga jeta në muajin mars dhe ishte jo pak i njohur për publikun shqiptar. Ledri, Sara, Xheraldina kanë ndarë herë pas here në llogaritë e tyre në Instagram momente të bukura me të dhe gjyshen, të cilët kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të mëdhenj të nipit të tyre. Ata kërcenin me këngët e Ledrit dhe videot na kanë rrëmbyer zemrat të gjithve.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *