(FOTO) Mëngjesi i parë me vajzën i Orindës dhe Turit nuk mund të ishte më bukur se kaq!





Mëngjesi i sotëm duket të jetë me i bukuri për Turjan Hyskon dhe Orinda Hutën të cilët janë zgjuar krah vajzës së tyre. Ditën e djeshme ata u bënë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre të cilën e kanë quajtur Atara, një emër tepër i veçantë. Orinda na ka servirur sot kartolinën e parë familjare që s’mund të ishte më e bukur se kaq. Ajo ka postuar në Instastory një foto nga spitali ku shihet pranë Turit dhe Atarës, të cilët po flenë. “Mëngjesi ynë i parë të tre”- ka shkruar ajo krah fotos.

Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të njohur, Turi dhe Orinda na kanë prezantuar menjëherë me portretin e të bijës. Ishte vetë producenti ai që postoi një foto dje teksa e mbante në krah të voglën dhe duhet ta pranojmë se i shkon shumë roli i babait. Më pas, ai postoi edhe një foto të Orindës dhe Atarës me mbishkrimin “Po flenë gocat!”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

/News31

 

.





Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *