Fotot e nxehta thyen rrjetin, u ‘rritën temperaturat’, çfarë e lidh me Encën? Bearti ‘thyen heshtjen’, por si do reagojë këngëtarja pas asaj që tha?



Ish-konkurrenti i Për’puthen, Beart Rexhepi u shfaq në disa foto hot me këngetaren Enca Haxhia ndërsa rrjeti aluduoi për një lidhje mes tyre. Bearti ka qenë I ftuar në emisionin “Prive”, ku ka treguar për raportin që ka me këngëtaren.

Fillimisht, Enca publikoi një foto në krahët e një djali misterioz që më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Beartin. Ai do jetë protagonist në videoklipin e saj të ri, mirëpo dyshja duken shumë të afërt me njëri-tjetrin. Artistja ndau më pas një tjetër moment nga videoklipi, një skenë tepër të nxehtë, në të cilën 25-vjeçarja shfaqet në shtrat sipër tij në momente intime.

Në emisionin Prive, Bearti u përgjigj se ajo që e lidh me Encën është: “Fillimisht një projekt!” Kështu, ai ka lënë të kuptohet se pas realizimit të projektit mes tyre mund të ketë diçka më shumë. Nëse kjo është e vërtetë apo thjesht një deklaratë për vëmendje, do e shohim në vijim.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *