Ata njihen për këtë ‘ves’, dhe vijojnë sërish ta bëjnë, dhe mediat vijojnë t’i pasqyrojnë.

Bëhet fjalë për të rinjtë britanikë që i janë rikthyer sërish festave të shthurura në rrugët e qyteteve.

Hidhërimin për humbjen në finale në EURO 2020 duket se e ka pasuar festa me alkool e ‘prapësi’ nëpër rrugë.

Të rinjtë janë parë në rrugët e qyteteve këtë fundjavë. Grupe grupe, ato janë drejtuar për në klubet e natës, madje disa, e kanë tepruar me konsumimin e alkoolit dhe janë shtrirë të pavetëdijshëm në rrugë.

Në disa raste, sipas mediave britanike, është nevojitur edhe ndërhyrja e policisë, për të normalizuar situatën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here