FOTOT/ Partnerja e Salsano Rrapit organizon dasmën surprizë, ai e kupton se u martuan pasi ajo i vuri unazën –

Në formën më diskrete të mundshme, larg vëmendjes së rrjeteve sociale, por pranë njerëzve e miqve më të dashur, Salsano Rrapi dhe Erjola Kakeli kanë kurorëzuan dashurinë shumë vjeçare mbrëmjen e kaluar në jugun e Shqipërisë.

Me një festë surprizë në ditën e lindjes, Erjola e ka surprizuar Salsanon duke i vënë unazën në gisht, moment të cilin e kanë dëshmuar gjithë miqtë e pranishëm në festë.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme dhëndri, nusja dhe dy vajzat e vogla janë duke e kremtuar dashurinë e tyre fare thjeshtë, buzë detit me fustanin e bardhë dhe kostumin tipik.

Dekori ka qenë i mbuluar me lule dhe dritat që i kanë dhënë dozat e duhura të romancitetit gjithë mbrëmjës, ndërkohë që pjesë e festës kanë qenë personazhe të njohura të ekranit, kryesisht kolegë të çiftit.

Salsano dhe Erjona bashkëjtojnë prej shumë vitesh dhe momentin më të ëmbël vendosën ta shijojnë pa shumë zhurmë.

 

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *