Pol.icia e Kosovës ka kaluar ne gjendje gatishmerie sot pasi tha se ka marre njoftim për një kë.rc.ënim për sulm dhe ka ndërmarrë të gjitha masat parand.aluese në spitalet e vendit.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shq.etësim nga ana e qytetarëve.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parand.aluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kan.osje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat pol.icore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqe.tësim nga ana e qytetarëve.

Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kri.minale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”, tha ndër të tjera Kelani.

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se pas një informacioni që kanë marr nga Prishtina, se mund të ketë një su.l.m në një nga qendrat sp.italore në Kosovës, në veri i kanë ndërmarr menjëherë masat paran.daluese.

“Nuk është precizuar se në cilën qendër spitalore mund të ndodh ndonjë su.l.m, pasi ky informacion që kemi marr sot vlen për të gjitha qendrat spitalore të Kosovës, e jo veç për veriun.

Sigurisht që i kemi ndërmarr masat dhe në qendrat spitalore në veri, pas marrjes së këtij informacioni”, ka thënë Hoti.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here