Frika nga vrasja e Kudretit? Burri nga Tirana shkon me vrap në polici dhe denoncon gruan sepse… –

Një burrë ka marrë urdhër mbrojtje në Tiranë, pasi ka kallëzuar bashkëshorten sepse është ndierë i kërcënuar.

Policia bën me dije se çifti i bashkëshortëve, të cilët janë në proces divorci, janë përplasur dhe konfliktuar një ditë më parë.

Pas këtij sherri, burri i është drejtuar Komisariatit të Policisë me pretendimin se gruaja e tij e ka kanosur me fjalë.

“Më datë 06.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D. Ç., 37 vjeçe, pasi në rrugën “Siri Kodra”, ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, bëri me dije policia.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *