Categories: Uncategorized

Futbolli në krízë?! Liga Angleze paralajmëron kòlapsin: po përgatitemi të…

Media prestigjioze “BBC” ka publikuar sot një artikull me titullin: “Koronavirus: Qeveria e paralajmëruar, struktura e futbollit rrèzikon kòlapsin”. Artikulli i referohet një letre që një grup personalitetesh të shquara i ka drejtuar qeverisë, ku i kërkon ministrave të ndihmojnë futbollin në mesin e krízës së imponuar nga koronavirusi me një paketë shpëtimi.

Firmëtarët përfshijnë ish-presidentët e Federatës Angleze të Futbollit, Greg Dyke dhe Lord Triesman, aksionarin e Sunderland, Charlie Methven dhe ish-futbollistin, Robbie Savage. Ata thonë se shumë klube të EFL (Liga Angleze e Futbollit) dhe Ligës Kombëtare tani po përgatiten të “ndalojnë së luajturi … dhe të vendosin biznesin e tyre në administrim”, pra të shpallin falimentin.

“Ne do të kërkojmë që qeveria ta bëjë të qartë se çfarë mbështetjeje financiare është përgatitur të japë para se të jetë tepër vonë,” shkruan grupi në fjalë. “Në mënyrë që klubet të mbajnë veten gjatë dimrit dhe të vazhdojnë të luajnë, ata do të duhet të kompensohen për humbjen e shitjeve të biletave të ndeshjes. Jemi ende në kohë për të vepruar, por nuk mund të pritet më gjatë”.

Autoritetet ua kanë bërë të qartë klubeve që të përgatiten për disa muaj të tjerë pa të ardhura nga shitjet e biletave, pasi planet paraprake për rikthimin e tifozë në stadium nga 1 tetori u prishën javën e kaluar për shkak të numrit në rritje të rasteve të koronavirusit.

Kryetari i EFL-së, Rick Parry tha për “BBC Radio” të shtunën se disa klube “janë në prag të kòlapsit”.

Institucioneve përgjegjëse për sportin u është kërkuar që t’ia bëjnë të qartë qeverisë brenda të mërkurës faturën e humbjeve nga mos-shitja e biletave në gjashtë muajt e ardhshëm.

Qeverisë i është bërë e ditur se duhet të sigurojë fonde emergjente për të mbuluar humbjet e klubeve nga të ardhurat e ditës së ndeshjeve. “Mungesa e këtyre të ardhurave nuk është rezultat i veprimeve të tyre, por politikave që janë caktuara nga qeveria”, shkruan grupi.

“Pa një plan për të shpëtuar klubet e futbollit, shumë anëtarë të EFL-së dhe të tjerë në Ligën Kombëtare gjithashtu, tani po përgatiten që të ndalojnë së luajturi, të mbyllin akademitë e tyre dhe fondacionet komunitare dhe të shpallin falimentimin. Kjo mund të çojë jo vetëm në dështimin e shumë klubeve historike të komunitetit, por kòlapsin e strukturës së ligës kombëtare që kemi njohur për mbi 100 vjet. Këto janë vendime që do të merren në javët e ardhshme, teksa shumë klube nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre për të paguar stafin muajin e ardhshëm”.

Grupi i referohet paketës së shpëtimit prej 1.5 miliardë paundësh që qeveria iu dha organizatave të artit dhe kulturës në korrik. “Ne besojmë se futbolli, si sportet e tjera të dashura profesionale në këtë vend, është gjithashtu një aktivitet kulturor,” shtojnë firmëtarët. Një situatë thuajse identike me Shqipërinë, ku qeveria mbështeti biznesin dhe shtresat vulnerabël, por braktisi sportin, duke mos miratuar asnjë paketë ndihme.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

12 hours ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

12 hours ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

13 hours ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

13 hours ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

13 hours ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

1 day ago