Gara për PD, zbulohet “loja” që po bëhet në Shkodër dhe pikët që po i kalojnë Agron Shehajt për të rrëzuar Lulzim Bashën

Kur kemi hyre ne javen e fundit te fushates zgjedhore brenda Partise Demokratike, gara sa vjen dhe behet me interesante, duke marre trajta serioze te formes dhe menyres se si kandidatet per kryetar te kesaj partie, po tentojne te bindin anetaresine qe ti mbeshtes.

Nga ajo cfare vete selia blu prezanton, Lulzim Basha, kryetari ne detyre mbetet i favorizuari i gares, pasi e gjithe struktura e degeve ne 12 qarqe dhe vete depuetet e rinj te dale nga zgjedhjet e 25 prillit jane vene ne sherbim te tij.

Nje gje e tille po ndodh edhe ne Shkoder, ku gara po paracakton fituesin, pasi te gjithe kupola drejtuese e deges se PD dhe deputetet e rinj kane nisur prej ditesh punen ne terren per Lulzim Bashen. Nga takimet me ta, tek filtrimi i listave dhe menyra se si do te administrohet 13 qershori, jane duke u hartuar nga grupi i punes me qellim qe cdo gje te shkoje sipas parashikimeve.

Megjithate burime per Shkodranews thone se po behet edhe nje loje tjeter qe nje pjese e te pakenaqurve jane rreshtuar krah Agron Shehaj dhe nuk do te lejojne nderhyrjen, ku jane te gatshem qe diten e zgjedhjeve te veprojne per te ndaluar parregullsite.

Deri me tani denoncimet publike kane munguar, ndonese intensiteti i tyre ne cdo pale zgjedhje brenda partive ka qene i ulet per te mos thene kane munguar plotesisht. Krah te pakenaqurve, duke i dale kunder Lulzim Bashes pritet te rreshtohen edhe figura te njohura qe kane zgjedhur lojen te mos e bejne publike por te veprojne ne heshtje.

Fryma e krijuar nuk eshte aspak favorizuese duke patur parasysh faktin se nuk mungojne akuzat qe e gjitha kjo te jete nje farse dhe Lulzim Basha ti kete futur vete kandidatet ne fjale per ti dale kunder sa per te legjitimuar garen. Gjithcka do te zbulohet pas 10 ditesh atehere kur vota e 75 mije anetareve do te zgjedhin e me pas rezultati te numerohet. Mes luftes se brendshme, pakenaqesive dhe brrylave, ka edhe nga ata qe kane nisur kuotimet ku Basha fiton me 70 apo 80%?! 13 qershori zbulon gjithcka. /ShkodraNews

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *