Vijon ende procesi i numërimit në Shkodër. Deri në këto momente janë numëruar 244 kuti nga 411 qendra votimi në total. Bardh Spahia ka shanse të mëdha që të thyejë herësin pasi ka siguruar 4598 vota nga 9 400 që i duhen për të thyer herësin dhe për të spostuar Zef Hilën që pozicionohet në vendin e 5-të në listën e partisë.

Në kampin e socialistëve, Ilir Beqaj duke parë shifrat e deritanishme duket se e ka të pamundur që të thyejë Benet Becin që renditet i treti në listë, ndërkohë që e para e socialistëve në Shkodër, Edona Bilali ka marrë derimë tani 1689 vota. Në rast se ajo nuk do të ishte renditur e para në listë nga Edi Rama, Beqaj, Stërkaj dhe Beci do të kishim marrë mandate të sigurta.

Për të thyer herësin një prej kandidatëve në listën e PS-së i duhen më shumë se 10 mijë vota, dhe teks shihet trendi, Beqaj e gjen veten jashtë Kuvendit, me shpresën se dikush prej kolegëve të tij shkodranë do të bëhet ministër, për ti hapur atij rrugën si deputet.

 

 

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here