Socialistët nuk kanë marrë asnjë ditë kohë dhe menjëherë sapo u rikonfirmuan në qeverisje për 1 mandat të 3-të, do të rinisin menjëherë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Vendimin që e paralajmëroi kryeministri gjatë fushatës e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force përmes këtij reagimi pas deklaratave të kreut të shtetit që premton se do të rikthehet në krye të LSI pasi të mbarojë mandatin presidencial.

Por mesa duket socialistët nuk duan që partia e tij të presë edhe një vit ish-kryetarin e saj dhe kanë vendosur që ta përshpejtojnë  këtë rikthim të Ilir Metës në gjirin e LSI.

“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”.

Tv Klan mësoi se argument me të cilin socialistët do të kërkojnë shkarkimin e presidentit janë thirrjet revolucionare të bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Për këto deklarata, Meta u kritikua ashpër edhe nga ambasadorja amerikane, me të cilën ai pati një përplasje të fortë, të paprecedent në historinë e Shqipërisë.

Kjo është hera e dytë brenda me pak se 2 vjetësh socialistët nisin një procedurë parlamentare për shkarkimin e kreut të shtetit. Procedura e parë nisi në Korrik të 2019 kur presidenti vendosi të çdekretojë datën e zgjedhjeve lokale. komisioni hetimor për afro një vit “hetoi” por në përfundim vendosi të mos kërkoi shkarkimin e Presidentit pasi shkeljet e Metës nuk mjaftonin për ta shkarkuar nga detyra.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here