Gazetares shqiptare i ndrit ylli në Itali/ Do gjejë punë atje, me milona do paguhet

0
12






E ftuar në emisionin “Rudina”, Eva Murati zbuloi se ka firmosur një kontratë shumë të rëndësishme në Itali me një kompani menaxhimi.

“Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emision, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më.

Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur”, u shpreh Eva.
E pyetur nëse do e lërë Shqipërinë pas firmosjes së kësaj kontrate, moderatorja tha: “Jo nuk mund ta them që do e lë, puna ime këtu në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe padyshim unë ndihem shumë mirë me gjithë karrierën time që kam ndërtuar këtu, po pse jo këto vajtje ardhjet më pëlqejnë shumë aq më tepër në televizionin italian. Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo”.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here