Genta Ismajli po jeton prej kohësh një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ata nuk lënë rast pa shprehur dashurinë ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale përmes surprizave e dedikimeve mjaft romantike. Disa kohë më parë, Genta tha në një intervistë se është gati të kurorëzohet përderisa ka gjetur njeriun e zemrës. Në jo pak raste këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme, sikurse ndodhi gjatë gjithë verës vitin e kaluar kur u aludua se ajo do bëhet nënë. Mirëpo, të gjitha rezultuan të ishin thashetheme.

E duket se i njëjti skenar po përsëritet. Këtë herë shkak është bërë një video e postuar në Instastory nga partneri i saj, Usta, ku këngëtarja shihet me disa kilogramë më tepër. Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ajo mund të jetë shtatzënë. Në videon e publikuar nga i dashuri i saj, këngëtarja ka veshur një kostum sportive të shkurtër ngjyrë të zezë, teksa shfaqet tejet e lumtur. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për një shtatzëni, apo thjesht shtim në peshë mbetet për tu parë…

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here