Georgina Rodriguez jep përgjigjen që fansat prisnin prej kohësh për të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Transferimi i Cristiano Ronaldos është një temë që po ndiqet nga afër nga shumë media. Ka zëra për kohësh që CR7 mund të largohet nga Juventusi dhe thuhet se një marrëveshje shkëmbimi me Manchester United është në letra. Djajtë e Kuq mund t’i ofrojnë Paul Pogba Juventusit në këmbim të ish-lojtarit të tyre. Sidoqoftë, partnerja e CR7, Georgina Rodriguez dha një sinjal të madh për transferimin e tij dhe me siguri të gjithë fansat e Juventusit janë mëse të gëzuar pas kësaj. Georgina gjatë një daljeje publike u pyet nga një fans nëse Ronaldo do qëndrojë apo do largohet. E kur askush nuk e mendonte se Georgina do të përfundonte duke u përgjigjur, ajo u kthye dhe tha: “Ai do qëndrojë”. Video bëri xhiron e mediave sociale dhe tani po tërheq vëmendjen e fansave. Para pak ditësh, Cristiano u pa duke larguar flotën e tij të makinave nga shteti italian. Kjo nxiti spekulimet e largimit të tij nga Juventusi.

Teksa është raportuar gjithashtu se CR7 nuk do të qëndrojë në Juventus pavarësisht nga kualifikimi i tyre në UCL 2021-22. U tha që edhe PSG dhe ish-klubi i tij Real Madrid e duan atë në skuadrën e tyre. Kohët e fundit, Neymar ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur së bashku me CR7, duke nxitur edhe më shumë spekulime. Mirëpo, pas kësaj që tha Georgina, shanset që ai të largohet janë të pakta.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *