Ghetto Geasy dhe Stine godasin bashkë po aq bukur… sa sulmi i Ronaldos!



Ashtu siç na kishin paralajmëruar Ghetto Geasy dhe Stine kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre me titull “Andiamo”. Dy artistët u bënë sërish bashkë pas një dekade. Për ata që nuk e mbajnë mend, Stine ka bashkëpunuar me Getoarin kur ai ishte pjesë e “Tingulli Trent” bashkë me Agon Amiga, për këngën me titull “Little mommy”. E sigurisht tashmë ata vijnë shumë ndryshe.

Teksti dhe melodia janë punuar nga të dy artistët teksa Getoari mban edhe vulën e produksionit. “Andiamo” është një këngë me motive kubane, tipike verore të cilës nuk i reziston dot pa kërcyer. Edhe për klipin ata janë kujdesur në detaj pasi vjen shumë mirë i kuruar dhe plot ngjyra. Duhet ta pranojmë se dy çunat goditën shumë bukur këtë herë, siç e thotë dhe vetë Geti në tekst, si sulmi i Ronaldos.

Kujtojmë se projekti i fundit i Getoarit është ai me Majk dhe Ermal Fejzullahun, “Para para”, i publikuar një muaj më parë. Mediat raportojnë se ai ka gati edhe një bashkëpunim me Majk dhe Xhensila Myrtezaj por ende nuk një konfirmim zyrtar.

/News31

.



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *