Moderatorja Arbana Osmani ‘është arrastisur’ me familjen e saj në Bogë, ku po kalon disa ditë larg zhurmave.

Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë momente të ndryshme me familjen e saj.

Në një postim sot, Arbana shfaqet me një tufë lulesh në dorë dhe duket më e lumtur se kurrë.

“Gjejeni se kush i mblodhi për mua lulet më të bukura këtë mëngjes”, shkruan moderatorja përbri fotos që ka publikuar në Instastory.

Nuk vonoi shumë dhe Arbana na hoqi dyshimet me postimin tjetër në Instastory në të cilën shfaqej dashuria e saj Joni, bashkë me një tufë me lule në dorë.

“Dashuria ime e vogël”, shkruan moderatorja teksa Joni i zgjat lulet që ka mbledhur për të.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here