Autoritetet në Gana po përpiqen të zbulojnë se çfarë ka bërë që më shumë se 60 delfinë të ngordhur të gjenden në bregun e detit të disa plazheve.
Peshkatarët vendas thonë se fenomeni është jashtëzakonisht i rrallë.
Komisioni i Peshkimit në Gana thotë se janë marrë mostra për analiza laboratorike.
Dhjetëra delfinë u zhdukën nga plazhi Axim në perëndim të vendit. Dyshohet se ato u morën nga njerëz që synojnë të shesin mishin e tyre, raporton faqja e lajmeve Ganeze Graphic Online.
“Vëzhgimi fillestar nuk tregoi pl.agë në trupat e tyre. Ngjyra e detit dhe temperatura janë normale,” tha drejtori ekzekutiv i Komisionit të Peshkimit, Michael Arthur-Dadzie për agjencinë e lajmeve AFP
Hetimet janë zhvilluar gjatë vitit të fundit pas vde.kjeve të ngjashme masive të delfinëve përgjatë pjesëve të tjera të bregdetit afrikan.
Në shkurt 111 delfinë u gjetën të ngo.rdhur në brigjet e Mozambikut.
Delfinët mund të jenë kapur me baticë pas Ciklonit Guambe, sugjeron një hetim paraprak nga ministria e bujqësisë në Mozambik.
Vitin e kaluar, 52 delfinë të vd.ekur u gjetën në bregdetin e ishullit Mauritius të Oqeanit Indian.
Një hetim nga ministria e peshkimit në Mauritius vuri shkaktarin kryesor të vde.kjes një fenomen të njohur si barotrauma.
Kjo rezulton nga një ndryshim i menjëhershëm i presionit që mund të shkaktohet nga gjëra të ndryshme duke përfshirë sonarin ushtarak, një të.rmet nënujor, eksp.lozivë ose një shpër.th.im vullkanik.
.