Është gjetur i vdekur pa shenja jete në një kanal në fshatin Kreshpanj të Maliqit, 55-vjeçari Petro Feratllari.
55-vjeçari jetonte vetëm në fshat dhe njihej si një prod orues sist ematik i alk ool it.
Sakaq, policia njofton se këtij shtetasi nuk i janë konstatuar shenja dh une në trup. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se burri mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Maliq
Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

.