Është gjetur i vdekur dje në qelinë e tij një burrë nga Utah në SHBA, që kishte vra.re bashkëshorten në një incident të rëndë gjatë pushimeve me kroçerë në Alaska.

43 vjeçari Kenneth Manzanares, i cili u shpall fajtor për vra.sjen e gruas së tij Kristy në 2017 kur i tha se donte ta divorconte, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Juneau, Alaska. Ai ishte denuar me 30 vjet burg.

Ndaj tij ishin tentuar procedura shpëtimi por u shpall më vonë i vdekur.

Manzanares është personi i shtatë që vdes në këtë burg sivjet.

Zëdhënësja e institucionit Betsy Holley, tha në një email Friday se informacionet mjekësore për të burgosurit janë konfidenciale, por në vde.kjen e Manzanares nuk kishte ndërhyrje të dyshimta dhe ai besohet se është vetëvrarë.

Ajo shtoi se Manzanares ishte vetëm në qelinë e tij kur u gjet nga oficerët.

Vitin e kaluar Manzanares u shpall fajtor për “vr.asje të gradës së dytë” me rrahjen për vdekje të gruas, 39-vjeçares Kristy Manzanares nga Utah, gjatë udhëtimit me krocerë në 2017.

vra.sja ndodhi teksa çifti dhe tre bijat e tyre ishin me pushime në anijen Emerald Princess kur pas një argumenti të nxehur Kristy i tha të shoqit se donte divorcin.

Tre vajzat e çiftit Manzanares kishin dëgjuar ulërimat e nënës së tyre teksa babai e qëllonte në kokë me grushte, shkruan Associated Press.

Në udhëtimin e pushimeve kishte gjithashtu të afërm të çiftit. Bashkëshorti kishte humbur kontrollin kur Kristy kishte qeshur me të, dhe i kishte thënë se donte divorcin.

Gjykatësi Timothy Burgess dënoi Kenneth me 30 vjet burg dhe pesë vjet liri me kusht pasi Kenneth pranoi akuzën e vra.sjes së gradës së dytë.

Avokatët e burrit argumentonin se shpërthimi i tij i papritur erdhi si pasojë e një çrregullimi bipolar të padiagnostikuar dhe kërkonin dënim më të butë, ndërsa prokurorët kërkonin dënimin e tij përjetë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here