Gjendet i pajetë në rrugë një person

0
131

This post has already been read 126 times!

DURRES

Një 66-vjeçar është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkure pa shenja jete në rrugë. Policia e Durrësit bën me dije se trupi i vik.timës është konstatuar nga kalimtarët në Arapaj.

“Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës”, njoftojnë autoritetet.

Po ashtu deri tani bëhet me dije se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Hetimet po vijojnë për këtë rast.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here