Gjendet i pajetë në spital privat një person

0
28

This post has already been read 14 times!

TIRANE

Një 46 vjecar, personel shëndetësor i një spitali privat në Tiranë është gjetur i pajetë mengjësin e kësaj të hëne në hollin e godinës.

Sipas informacionit paraprak të shpërndarë nga policia, vikt.ima është identifikuar si shtetasi M.A, që punonte si ndihmës anestezist tek ky institucion shëndetësor ku edhe u gjet i vd.ekur.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here