Reperi Brian Trotter i njohur me emrin e artit si Kent Won’t Stop, është gjetur i vdekur në bagazhin e një makine pas një përplasje në autostradë në Miami. Oficerët e Patrullës së Autostradës në Florida zbuluan trupin e pajetë të 25-vjeçarit. Trotter u pa për herë të fundit në 17 Tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia së bashku me Coltrain shoferin e tij.

Shoferi i reperi Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore. Pas autopsisë mjekët dolën në përfundimin se viktima u qëllua për vdekje disa herë dhe u la i vdekur në bagazh. Policia nuk ka gjetur ende asnjë motiv për vrasjen.

Në një raport të policisë thuhet se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të Dielën. Ata e tërhoqën automjetin tip Silver Acura 200, në një park makinash aty pranë, por dyshimet nisën pasi vunë re mizat që ishin mbledhur dhe një erë të kalbur. Brenda bagazhit, u gjet trupi i mbështjellë me një copë pëlhure dhe në një fazë të përparuar të dekompozimit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here