Para disa kohësh mediat raportuan për një super bashkëpunim mes 3 artistëve më në zë shqiptarë. Nora Istrefi, Melinda Ademi dhe Gjiko kanë bashkuar forcat për një projekt që pritet ta publikojnë së shpejti. Ndonëse Nora dhe Melinda vijnë nga breza e rryma të ndryshme në muzikë e nuk kanë gëzuar miqësi më parë, kanë zgjedhur të vijnë në një super kombinim. Kënga është finalizuar por ende nuk ka një datë për publikimim e saj. Megjithatë, duket se një pjesë e saj është publikuar së fundmi nga një person që ka qenë në xhirimet e klipit. Videoja po bën xhiron e rrjetit dhe duket një këngë tepër ritmike. Edhe videoklipi duket shumë i veçantë dhe me motive fantastike. Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga artistët dhe me shumë mundësi kënga do publikohet në muajin korrik.

Kujtojmë se Gjiko ka bashkëpunuar me të dyja artistet më herët. Ai ka dy duete në repertorin e tij muzikor me Norën, “Gabime” dhe “Anna”, që kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Ndërsa me Melindën, Gjiko solli “X5” rreth 9 muaj më parë.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here